TIRANË, 10 mars /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 373 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas MSHMS, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 9 qytetarë në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Tropojë, Durrës, Fier, Lushnjë, Memaliaj, Kuçovë.
Ministria njofton se, “janë 166 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”.
“Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,873 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Statistika ( 10 Mars 2023)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 373
Testime totale 2,043,433
Raste pozitive 333,639
Raste të shëruara 329,873
Raste aktive 166
Humbje jete 3,600
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 144
Fier 8
Vlorë 5
Shkodër 3
Gjirokastër 2
Durrës 1
Elbasan 1
Berat 1
Kukës 1
/gj.m/












