Ballina Bota

KIEV – Zelensky: Pas sabotimit të gazsjellësit “Nord Stream” nuk qëndrojnë ukrainasit

KIEV, 10 mars /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë pretendimet për përfshirjen e Ukrainës në shpërthimet e tubacionit të gazit natyror “Nord Stream” shtatorin e kaluar, duke i konsideruar ato si “qesharake”.

“Ukrainasit padiskutim, nuk e bënë këtë. Kjo është qesharake”, tha Zelensky gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren finlandeze, Sanna Marin në Kiev.

“Qëllimi i publikimeve të fundit në median perëndimore për përfshirjen e supozuar të një grupi pro-ukrainas ishte të ngadalësonte ndihmën e Perëndimit për Ukrainën në luftën kundër Rusisë”, tha Zelensky.

“Më duket shumë e rrezikshme që disa media të pavarura, për të cilat gjithmonë kam pasur shumë respekt, po bëjnë lëvizje të tilla”, tha ai.

“Kjo është vetëm në dobi të Rusisë ose grupeve të caktuara të biznesit që kundërshtojnë vendosjen e sanksioneve”, tha Zelensky.//a.i./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: Financat publike franceze në nivel alarmant
Artikulli tjetërBAGDAD – Baerbock bën thirrje për më shumë fonde për Irakun