TIRANË, 3 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet në territor në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit.
Duke falënderuar të gjithë ata që angazhohen për një mjedis të pastër, Rama u shpreh se Plani Kombëtar i Pastrimit është kthyer në punë të përditshme.
“Shqipëri e pastër. Plani Kombëtar i Pastrimit është kthyer në punë të përditshme në gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur. Faleminderit që bëheni bashkë për një mjedis më të pastër!”, u shpreh Rama.
Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe ka përfshirë të gjithë territorin.
/m.m/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























