TIRANË, 1 mars/ATSH/ Në Pezë, Tiranë nisi sot aksioni për mbjelljen e 500 pemëve të reja.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndau në rrjetet sociale momente nga puna për mbjelljen e pemëve nga të rinjtë gjimnazistë të Pezës.
“Shumë i lumtur që nisim një muaj të ri me 500 pemë më shumë në Pezë nga super gjimnazistët e Pezës. 8 vite më parë e nisëm me 1 pemë e këtë muaj arrijmë 1.000.000 pemë të mbjella në Tiranë”, theksoi Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi mbjelljen e pemëve një histori suksesi, të realizuar nga të gjithë.
Bashkia e Tiranës ka për qëllim që në fund të 2030-ës të arrihet mbjellja e 2 milionë pemëve.
/k.s/






















