Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 shkurt 2023

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Lokalisht reshjet në periudha tepër afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1 – 7 m/s. Përgjate vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtesi që arrinë 8-12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/16 Re shi / diell
Kukës 9/18 Re shi / diell
Lezhë 8/17 Re shi / diell
Dibër 6/16 Re shi / diell
Durrës 11/18 Re shi / diell
Tiranë 11/19 Re shi / diell
Elbasan 5/19 Re shi / diell
Berat 11/19 Re shi / diell
Vlorë 13/18 Re shi / diell
Korcë            5/13 Re shi / diell
Gjirokastër 11/16 Re shi / diell
Sarandë 7/18 Re shi / diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNYT: Shqipëria përballoi me sukses sulmet kibernetike iraniane
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/02/2023