Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/02/2023

BOTË – Dita Ndërkombëtare e Ariut Polar.

TOKIO (Japoni) – Konferenca “City Tech Tokyo” mbi startup-et dhe qytetin e qëndrueshëm.

LOPBURI (Tajlandë) – Manovra ushtarake “Cobra Gold” nga SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut.

BARCELONË (Spanjë) – Panairi i Kongresit Botëror Mobile për sektorin e telefonisë celulare.

LISBONË (Portugali) – Samiti Botëror i Oqeanit – Konferenca për ekonominë e detit.

BAKU (Azerbajxhan) – Vizitë në Azerbajxhan nga kreu i diplomacisë ruse Lavrov.

BRUKSEL (Belgjikë) – BE-ja pret bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

STOKHOLM (Suedi) – Takimi i ministrave evropianë të Energjisë dhe Transportit.

GJENEVË (Zvicër) – Sesioni i 52-të i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

GJENEVË (Zvicër) – Konferenca e donatorëve për Jemenin, organizuar nga OKB-ja, Zvicra dhe Suedia.

LOS ANXHELES (SHBA) – Ceremonia e 29-të e Çmimeve të Shoqatës së Aktorëve të Ekranit.

SHBA – Ngritja e një rakete SpaceX në ISS me ekuipazhin e Crew-6 të përbërë nga një astronaut nga Emiratet, dy amerikanë dhe një kozmonaut rus.

OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit për Libinë.

HAVANË (Kubë) – Edicioni i 23-të i Festivalit të Purove./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 27 shkurt 2023
Artikulli tjetërITALI – Meloni: Masa urgjente pas vdekjes së dhjetëra emigrantëve