Ballina Aktualitet

Nikolla: Mbështetje për luftën e drejtë të Ukrainës

TIRANË, 24 shkurt/ATSH – I. Vata/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi sot se, Shqipëria vijon të mbështesë fuqimisht luftën e drejtë të Ukrainës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dha një mesazh mbështetjeje në 1-vjetorin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Nikolla garanton përpjekjet e Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën si vend anëtar i NATO-së dhe si bashkëpenëmbajtëse me SHBA në Këshillin e Sigurimit.

“Një vit pas sulmit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, Shqipëria vijon të mbështesë fuqimisht luftën e drejtë të Ukrainës për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale. Me Rezolutën e Kuvendit, mbështetjen financiare, humanitare dhe ushtarake si vend anëtar i NATO-s, pritjen e të shpërngulurve dhe kontributin si bashkëpenëmbajtëse me SHBA në KS të OKB dhe unifikimin e qëndrimeve me BE, jemi në krye të përpjekjeve të botës së qytetëruar për mbrojtjen e një vendi sovran”, shkruan Nikolla.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo ukrainasi për të qenë i lirë
Artikulli tjetërEdicioni i dytë i “Fondit të Teatrit për të Rinj”