Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 11 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 409 testime, nga të cilët 11 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 5 qytetarë në Tiranë, 2 në Pogradec, nga 1 qytetar në Vlorë, Himarë, Dimal, Kuçovë.

Ministria bën të ditur se, “janë 151 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”.

“Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,717 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika (24 shkurt 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 409

Testime totale 2,039,035
Raste pozitive 333,466
Raste të shëruara 329,717
Raste aktive 151
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 123
Fier 9
Berat 5
Shkodër 4
Vlorë 4
Korçë 3
Lezhë 3

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Një tank i shkatërruar rus përpara ambasadës ruse, si formë proteste ndaj luftës
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky apel Rusisë: Respektoni të drejtën tonë, largohuni nga territori ynë, ndaloni së bombarduari