Ballina Aktualitet

Meta thirrje pedagogëve të bashkohen me protestën e opozitës

TIRANË, 23 shkurt/ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u bëri sot thirrje pedagogëve të bashkohen me protestën e opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se, qeveria ka injoruar kërkesën e pedagogëve për rritjen e pagave.

“Pedagogët iu rikthyen dje sërish protestës, sepse qeveria i injoroi kërkesat e tyre për paga dinjitoze dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor në arsimin e lartë. Në vend që të dëgjoheshin, u kërcënuan dhe u intimiduan nga qeveria e inceneratorëve që arsimin nuk e ka prioritet. Ndërkohë që pedagogët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon, financimi për kërkimin shkencor është më i ulëti. E kam mbështetur fuqimisht kërkesën e tyre për rritjen e pagave në nivele të krahasueshme me pedagogët e Kosovës”, shkroi Meta.

“Nëse nuk përmbushen kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ikja e të rinjve dhe intelektualëve do të vijojë të zgjerojë plagën e shpopullimit, si pjesë e axhendës së “Rilindjes”. Ndaj i ftoj pedagogët dhe studentët t’i bashkohen sot protestës së opozitës! Llogaridhënie për injorimin e kërkesave të pedagogëve dhe studentëve! Bashkë jemi më të fortë”, theksoi Meta.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIAKSA, me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh kërkimore shkencore
Artikulli tjetërGjiknuri dhe Felaj në AP të OSBE-së: Lufta në Ukrainë ka vënë në pikëpyetje sigurinë globale