Ballina Bota

VARSHAVE – Biden: Do të mbrojmë demokracinë, lufta është zgjedhja e Putinit

VARSHAVE, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Joe Biden mbajti një fjalim në Varshavë mes mijëra njerëzve që u dyndën për ta dëgjuar atë.

“Kiev reziston dhe është i fortë”, tha presidenti amerikan teksa hapi fjalimin e tij në skenën e ngritur në Kalanë e Varshavës.

“Vladimir Putin mendoi se ne do të dorëzoheshim. E kishte gabim”, theksoi Biden, duke shtuar se demokracitë e botës i janë përgjigjur pushtimit të Ukrainës.

“Evropa është testuar. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë demokracinë me çdo kusht”, theksoi Biden.

“Demokracitë e botës janë forcuar, jo dobësuar”, tha presidenti amerikan.

“Mbështetja për Kievin është e fortë dhe mbrojtja e çdo centimetër të territorit të NATO-s është një angazhim i shenjtë, çdo sulm kundër njërit prej nesh është një sulm ndaj të gjithëve,” tha Biden.

”Putin ende dyshon në aftësinë tonë për të rezistuar, por ne nuk do të lodhemi kurrë. Putin mendoi se ishte i ashpër, por u përplas me vullnetin e hekurt të Amerikës”, shtoi ai. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania dhe 8 shtete baltike i bëjnë thirrje BE-së të ndalojë evazionin e sanksioneve ruse
Artikulli tjetërTransformimi i transportit urban, Veliaj: Korsi të dedikuara për 3 linjat e shpejta të autobusëve në Tiranë