Ballina Aktualitet

Hohmann: Shqipëria mund të mësojë nga projekti i paqes së BE-së

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann mori pjesë në hapjen e panelit të “Memory Days 2023” (Ditët e Kujtesës 2023), organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

“Reflektuam së bashku mbi përvojat e ndryshme të Shqipërisë dhe vendeve të tjera ish-komuniste mbi përballjen e tyre me të shkuarën”, theksoi ajo.

“Shqipëria mund të mësojë nga përvojat e vendeve të tjera në ndërtimin e një të vërtete të përbashkët në lidhje me të kaluarën e tyre komuniste dhe në trajtimin e krimeve të regjimit komunist”, u shpreh Hohmann.

“E vërteta, drejtësia dhe pajtimi janë elemente thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane të bazuar në vlera të forta”, shtoi Hohmann.

“Në rrugën e saj drejt anëtarësimit në komunitetin tonë Evropian, Shqipëria mund të mësojë nga projekti i paqes së BE-së, i ndërtuar mbi dialogun, shtetin e së drejtës dhe demokracinë”, nënvizoi amabsadorja e BE.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – UNESCO: Deri në fund të shekullit mund të zhduken 3 000 gjuhë
Artikulli tjetërKrifca: Qendër e re për përpunimin e produkteve bujqësore në Korçë