Ballina Bota

FOKUS – SHBA e konsideron absurd qëndrimin e Putinit ndaj Perëndimit

UASHINGTON, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shtëpia e Bardhë dënoi absurditetin e fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin kundër Perëndimit.

”Askush nuk po sulmon Rusinë”, deklaroi për gazetarët këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

”Ka një lloj absurditeti në idenë se Rusia është nën një formë kërcënimi ushtarak nga Ukraina apo dikush tjetër”, theksoi ai.

”Moska donte një zgjidhje paqësore në Ukrainë për të shmangur ndërhyrjen ushtarake, por Perëndimi po luante me letra të rreme për të na mashtruar”, deklaroi presidenti rus në fjalimin e tij në Asamblenë Federale.

Do të vazhdojmë sistematikisht ofensivën në Ukrainë, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin, pak para përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës.

”Nuk jemi në luftë me popullin ukrainas”, shtoi Putin në fjalimin e tij.

Kreu i Kremlinit akuzoi Kievin dhe mbrojtësit e tij perëndimorë për “pushtim politik, ushtarak dhe ekonomik të vendit” duke shtuar se ”regjimi i Kievit po mbante peng popullin e tij”.

Televizioni shtetëror rus transmetoi fjalimin e kreut të Kremlinit në qendrën ”Gostiny Dvor”.

Putin foli përpara përfaqësuesve të Asamblesë Federale Ruse, e cila përbëhet nga Duma  dhe Këshilli i Federatës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi: Shëndeti dhe siguria e fëmijëve, prioritet absolut në shkollat tona
Artikulli tjetërOsmani dekoron kontingjentin e FSK-së që ndihmoi Turqinë: Do të vazhdojmë ndihmën tonë