Ballina Aktualitet

Xhaçka: Rritje e marrëdhënieve ekonomike me Mbretërinë e Bashkuar

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë ka zhvilluar sot pasdite një takim me Sekretarin britanik të Shtetit për Punët e Jashtme, Komonuelthin dhe Çështjet e Zhvillimit, James Cleverly.

Gjatë takimit u diskutuan rrugët për zbatimin konkret të Komunikatës së Perbashkët të dy Kryeministrave, në të gjitha fushat që ajo mbulon, si zbatimi i kuadrit ligjor për bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, etj.

Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu lidhur me perspektivat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Sipas kryediplomates shqiptare, fokusi i bashkëpunimit mes dy vendeve duhet të jetë më i gjerë se çështja e emigrimit dhe të përfshijë rritjen e marrëdhënieve ekonomike, investimet britanike dhe bashkëpunimin në fusha konkrete të energjisë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – PPE -ja anulon takimin në Itali pas deklaratës pro ruse të Berlusconit
Artikulli tjetërShqipëria, vendi i 50-të anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë