Ballina Aktualitet

Veliaj për protestën e opozitës: E degraduar dhe zhgënjyese

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga ceremonia e fillimit të punimeve për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, komentoi edhe protestën e opozitës para Parlamentit, duke e cilësuar si të degraduar dhe zhgënjyese.

“Kur pashë pamjet e asaj proteste me fishkëllima e ulërima, të bësh një teatër fëmijësh të duket një punë shumë serioze”, u shpreh Veliaj.

“Kur shikon se si të rriturit kanë degraduar, si një pjesë e politikës ka degraduar, më duket shumë më serioze biseda sot për një teatër kukullash e një teatër fëmijësh, sesa disa nga ata që kinse peshohen në gravitetin e seriozitetit dhe në fakt zhgënjejnë me ato performanca”, tha Veliaj.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSekuestrohet verë kontrabandë, procedohet drejtuesi i automjetit
Artikulli tjetërBRUKSEL – KE-ja padit Poloninë për shkelje të ligjit të BE-së