Ballina Ekonomi

Rama: Mbështetje për projektet e digjitalizimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot në Dubai marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”.

Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili ndau momente nga nënshkrimi i marrëveshjes mes të dy vendeve.

Marrëveshja u krye gjatë një takimi të zhvilluar sot me ftesë të zv.presidentit dhe Kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Rasheed al Maktoum.

Rama tha se “firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”, e cila do të na mundësojë edhe realizimin e projekteve të digjitalizimit me mbështetjen e EBA”.

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Samitin Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ndodhet për vizitë dyditore, gjatë së cilës do të ketë edhe takime bilaterale.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Fier
Artikulli tjetërROMË – Gjykata italiane vonon ekstradimin e ligjvënësit të BE-së të akuzuar për korrupsion