Ballina Flash

AKZM, bashkëpunim me Parkun Kombëtar “Pyjet e Bavarisë”

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Shqipëria dhe Landi Federal i Bavarisë nënshkruan dje një sërë marrëveshjesh në shumë fusha dhe veçanërisht në fushën e turizmit dhe mjedisit.

Marrëveshjet u nënshkruan dje nga kryeministri i Landit Federal të Bavarisë, Markus Söder dhe Kryeministri Edi Rama.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se një vëmendje e veçantë iu kushtua mjedisit, me nisjen e bashkëpunimit mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Parkut Kombëtar “Pyjet e Bavarisë”, që mban stafetën e të parit të këtij lloji në Gjermani me shkallën më të lartë të mbrojtjes.

“Por sigurisht dhe për turizmin, përmes promovimit të itinerareve dhe atraksioneve”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro bëri të ditur se “rreth 188 mijë vizitorë gjermanë frekuentuan Shqipërinë vitin e kaluar, me një rritje prej 58% krahasuar me periudhën paraardhëse dhe ku jemi të bindur se potenciali është edhe më i madh, veçanërisht në Bavari”.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonkurs Ndërkombëtar për muzeun e “Besës”
Artikulli tjetër2 humbje jete nga COVID-19 në Kosovë