Ballina Bota

TURQI – 132 orë pas tërmetit shpëtohet katërvjeçarja

GAZIANTEP, 12 shkurt /ATSH-AA/ – Një vajzë katërvjeçare u shpëtua e gjallë nga rrënojat, 132 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë më 6 shkurt.

Ekipet e shpëtimit nxorën vogëlushen Sengul Karabacak nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Gaziantep, një nga rajonet e goditura nga dy tërmetet, që janë cilësuar si fatkeqësia e shekullit.

Vajza e vogël u dërgua me ambulancë në spital.

Në rrënoja po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, dhe kanë shkaktuar deri tani mbi 28 000 viktima./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: Gati projekti për rindërtimin e godinës së DRSHTRR Kukës
Artikulli tjetër103 vjetori i Tiranës kryeqytet, BE: Restaurim i Teatrit të Kukullave, shërbeu si godinë parlamenti