Ballina Flash

MSHMS: 9 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 332 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 6 qytetarë në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Sarandë.

“Janë 128 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria.

“Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,597 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika ( 11 Shkurt 2023) 

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 332

Testime totale 2,034,631
Raste pozitive 333,321
Raste të shëruara 329,597
Raste aktive 128
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 106
Fier 6
Shkodër 5
Durrës 5
Berat 2
Vlorë 2
Lezhë 1
Gjirokastër 1

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla: Arsimimi i grave dhe vajzave, motor i zhvillimit të shoqërisë
Artikulli tjetërMiqësoret kundër Bosnje-Hercegovinës U-17, publikohet lista e plotë e Shqipërisë