TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ I ftohti siberian që ka mbërthyer rajonin, nuk ka kursyer as Tiranën.
Banorët e kryeqytetit janë përballur sot me akullin në rrugë dhe erën e ftohtë, të pazakonta për Tiranën, gjatë viteve të fundit.
Temperatura të ulëta janë shënuar në të gjithë vendin, ndërkohë që Tirana sot u zgjua me -2 gradë celsius.
I ftohti, sipas meteorologëve, pritet të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke kufizuar disi edhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve. Megjithëse nuk priten reshje shiu apo dëbore, Tirana do të vazhdojë të ketë ditë të ftohta.
Netëve, kryeqyteti do të arrije deri në -4 gradë celsius, ndërsa në mesditë temperaturat nuk do të arrijnë 10 gradët.
/gj.m/







































