Ballina Uncategorized

Osmani dhe Jóhannesson: Jemi për Evropë paqësore

PRISHTINË, 2 shkurt/ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Islandë ka zhvilluar takim me presidentin e këtij vendi, Gudni Thorlacius Jóhannesson.

“Në diskutim me presidentin Jóhannesson, kërkova që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze”, tha Osmani.

“Dy vendet tona janë lidere në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe ndajnë vizionin e njëjtë për një Evropë paqësore, të sigurt dhe demokratike”,ka shkruar Osmani.

“Mikpritje e përzemërt nga Presidenti i Islandës, Gudni Thorlacius Jóhannesson sot në Rejkjavik.

Diskutuam marrëdhëniet tona të mira ndërshtetërore dhe gatishmërinë e përbashkët për t’i thelluar ato. Në diskutim me presidentin Jóhannesson, kërkova që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze.

Dy vendet tona janë lidere në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe ndajnë vizionin e njëjtë për një Evropë paqësore, të sigurt dhe demokratike”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Teknologji avangardë për evidentimin e parregullsive të automjeteve në rrugë
Artikulli tjetërBerisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës