Ballina Aktualitet

Peleshi: Policia Ushtarake, një nga repartet elitë të FA

TIRANË, 1 shkurt/ATSH – I. Vata/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se, Policia Ushtarake është një nga repartet elitë të Forcave tona të Armatosura.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi vlerësoi punën e Policisë Ushtarake me rastin e 31 vjetorit të krijimit të saj.

Ai vuri theksin tek kontributi i Policisë Ushtarake në ruajtja e rendit ushtarak, garantimi i zbatimit të ligjit, angazhimi në luftën kundër terrorizmit.

“Përgjatë 31 viteve të historisë së saj, Policia Ushtarake ka treguar se është një nga repartet elitë të Forcave tona të Armatosura. Ruajtja e rendit ushtarak, garantimi i zbatimit të ligjit, angazhimi në luftën kundër terrorizmit dhe pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse e humanitare janë misioni kryesor i kësaj njësie. Mirënjohje gjithë grave dhe burrave që kanë shërbyer dhe ngritur lart emrin e Policisë Ushtarake”, shkroi Peleshi.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Krasniqi, takim me Escobar: Fuqizimi i raporteve me ShBA-në, i padiskutueshëm
Artikulli tjetërBalluku: Porti i ri tregtar në Porto Romano, i shërben të gjithë rajonit