Ballina Aktualitet

Meta: Opozita, në protestë kombëtare

TIRANË, 1 shkurt/ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta theksoi në një konferencë për mediet, Meta tha se SPAK duhet të kishte nisur me kohë hetime shumë të thelluara për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së.

“SPAK duhet të vendoste një komunikim intensiv, serioz dhe shumë të ngushtë me institucionet e drejtësisë amerikane. Mosveprimi i SPAK për nisjen zyrtare të hetimeve për këtë skandal shkon në të kundërt me interesat dhe sigurinë kombëtare por edhe me pritshmëritë e larta të shqiptarëve sa i përket luftës kundër korrupsionit në nivelet e larta shtetërore dhe pandëshkueshmërisë”, tha ai.

Po ashtu, Meta deklaroi se opozita do të jetë në këmbë për largimin përfundimtar të regjimit.

“Në 11 shkurt ka protestë kombëtare kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirshme dhe duke i përzënë nga vendi i tyre përmes një axhende antikombëtare shpopullimi. Opozita do të jetë në këmbë kundër këtij armiku të lirive të tyre deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë”, tha Meta. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Kim, manipulime kundër opozitës
Artikulli tjetërKomedia franceze në ArTurbina