Ballina Aktualitet

Berisha: Kim, manipulime kundër opozitës

TIRANË, 1 shkurt/ATSH – I. Vata/ Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se opozita do ndërmarrë revolucion që do njohë vetëm fitore.

Në fjalën e tij, Berisha tha se grupi parlamentar ka detyrën e madhe për të hyrë në debat dhe dialog intensiv me zgjedhësit.

“Ju duhet të sqaroni zgjedhësit se ata nuk e dinë se në ç’mënyrë të turpshme dhe banditeske, sillet me urdhër të Edi Ramës, Linda e parlamentit. Duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve shqiptarë në parlament. Siç na takonte dhe siç prisnin shqiptarët dhe miqtë tanë, kërkuam debat, firmosëm për të kërkuar debat për këtë aferë që ka tronditur, ka ulur në pikën më të thellë marrëdhëniet mes dy vendeve. Çfarë u bë? Refuzuan në mënyrë antiligjore. Lexuan ato që kishin dhe votuan në mënyrë kriminale dhe staliniste propozimin e Alibashës për përjashtimin nga grupi parlamentar”, tha Berisha.

Berisha ka akuzuar ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim për sulme ndaj opozitës dhe e krahasoi me ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal.

“Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigal-in me kollare, si mekanizëm njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim. Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme. Nuk është marrë me më pak manipulime duke përdorur citate të Enver Hoxhës kundër popullit opozitar”, tha ai. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, taskforca kundër krimit të organizuar
Artikulli tjetërMeta: Opozita, në protestë kombëtare