Ballina Flash

Parashikimi i motit, 30 janar 2023

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera herës deri të dendura. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur/ mjegullinë dhe shikim i reduktuar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1- 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era relativisht intensive me shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/11 Re diell
Kukës -2/7 Re diell
Lezhë 3/11 Re diell
Dibër -5/8 Re diell
Durrës 2/13 Re diell
Tiranë 1/12 Re diell
Elbasan 0/11 Re diell
Berat -3/14 Re diell
Vlorë 0/13 Re diell
Korcë -4/5 Re diell
Gjirokastër -4/10 Re diell
Sarandë 4/14 Re diell

 

 

                                                               

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla nga Topoja: Halli i Saliut është drejtësia
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/01/2023