Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/01/2023

TOKIO (Japoni) – Vizitë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

NJU DELHI (Indi) – 75-vjetori i vrasjes së Mahatma Gandhit.

BERLIN (Gjermani) – 90-vjetori i emërimit të Adolf Hitlerit si kancelar i Gjermanisë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave evropianë të Bujqësisë.

TROMSOE (Norvegji) – Konferenca Vjetore e Kufijve Arktik kushtuar çështjeve që lidhen me rajonin.

GJENEVË (Zvicër) – Mbledhja e Bordit Ekzekutiv të OBSH-së.

KONGSBERG (Norvegji) – Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes vizitojnë ”Kongsberg Defense”, prodhuesi i raketës tokë-ajër NASAMS të premtuar për Ukrainën.

HAGË (Holandë) – Vizitë e presidentit Macron dhe takimi me kryeministrin holandez Mark Rutte.

BALTIMORE (SHBA) – Joe Biden flet për ligjin e infrastrukturës dhe zëvendësimin e tunelit 150-vjeçar Baltimore-Potomac.

LOS ANXHELES (SHBA) – Grupi amerikan i pop-rokut Jonas Bros inauguron yllin e ”Walk of Fame”.

JERUSALEM – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.

RABAT (Marok) – Vizitë nga Oliver Varhelyi, Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin.

PIETERMARIXBURG (Afrika e Jugut) – Seanca teknike në gjyqin për korrupsion të ish-presidentit Zuma.

MEKSIKË – Vizitë e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian Franz Timmermans./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 30 janar 2023
Artikulli tjetërIRAN – Mbi 500 të vdekur që nga fillimi i trazirave