Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 9 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 365 testime, nga të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19, 9 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 5 qytetarë në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetar në Himarë, Berat.

“Janë 132 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, thuhet në njoftim.

Ministria informon se, “janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,482 që nga fillimi i epidemisë”.

Statistika (27 janar 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 365

Testime totale 2,029,621
Raste pozitive 333,210
Raste të shëruara 329,482
Raste aktive 132
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 107
Fier 12
Vlorë 8
Durrës 2
Lezhë 1
Berat 1
Shkodër 1

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Talenti i vitit 2022”, Simon Simoni merr çmimin e FSHF-së si një nga zbulimet e vitit
Artikulli tjetër“Talentja e vitit 2022”, Rosela Vasa merr çmimin e futbollistes më premtuese