Ballina Ekonomi

“Bregdeti ynë”, IKMT shemb objekte pa leje në Ksamil

TIRANË, 26 janar /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, vijon aksionin e prishjeve të objekteve pa leje në bregdet.

Aksioni i IKMT-së është përqendruar gjatë këtyre ditëve në Ksamil.

“Prej dy ditësh, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është zhvendosur në Ksamil, duke prishur objekte pa leje në zona të ndryshme. Deri tani janë prishur nëntë struktura të ndryshme me funksione shërbimi”, njofton IKMT.

Në njoftimin e IKMT-së në rrjetet sociale thuhet se, operacioni nuk ka hasur në kundërshti nga qytetarët, të cilët në disa raste kanë bashkëpunuar me inspektorët duke çmontuar vetë objektet.

IKMT do të vijojë operacionin në këtë pjesë të bregdetit edhe në ditët në vazhdim.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD dënon sulmin ndaj gazetarit Elvis Hila
Artikulli tjetërBashkia Tiranë dhe OSBE, nisma për të rinj nga i gjithë Ballkani