Ballina Ekonomi

ARRSH: Qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht në të gjitha akset

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se, reshjet e shiut dhe të dëborës kanë pushuar dhe se qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht në të gjitha akset nacionale.

Sipas ARRSH-së, në segmentet me prezencë dëbore, si në Qafë Thore-Theth, Tamarë-Vermosh, Ura e Zapodit-Shishtavec dhe në Korçë-Dardhë është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë të ulëta.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes dhe për zbatimin e rregullave të qarkullimit.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMaja e Qorres në Llogora, borë, det dhe mal për turistët
Artikulli tjetërSekuestrohen 7 vepra arti në Portin e Durrësit