NJU JORK, 24 janar /ATSH-ANSA/ – Pas të shtënave më të fundit në SHBA, dy nxënës u vranë në një shkollë në Des Moines, në shtetin e Ajouas.
Policia arrestoi tre persona të dyshuar se kishin hapur zjarr në ”Starts Right Here”, një institut që ndihmon të rinjtë që jetojnë në kushte veçanërisht të pafavorshme.
“Nuk ishte një akt shkakësor, ishte një veprim i synuar”, tha policia e Des Moines.
Hetimet janë duke vazhduar dhe policia ka arrestuar tre persona të dyshuar në një veturë jo shumë larg shkollës.
Të shtënat kanë shkaktuar vdekjen e dy nxënësve dhe plagosjen e një mësuesi, gjendja e të cilit është e rëndë.
Guvernatorja Kim Reynold tha se ishte “e tronditur dhe e pikëlluar” nga të shtënat në shkollën që ndihmon të rinjtë në rrezik të moshave 9 deri në 18 vjeç.
Instituti u themelua nga Will Holmes, reperi i njohur si Will Keeps, i cili erdhi në Des Moines 20 vjet më parë nga Çikago, ku jetoi në një botë bandash përpara se të gjente mbështetje dhe ndihmë në muzikë.
Shkolla kërkon të nxisë të rinjtë e paprivilegjuar që të përdorin artin, muzikën dhe programe të tjera për të ecur përpara./ a.jor.























