Ballina Ekonomi

Rama: Nis puna për transformimin e DRSHTRR në Durrës

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Në Drejtorinë rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Durrës po vijon me ritme të larta puna për riparimin e plotë të godinës, një investim i cili do të bëjë të mundur transformimin e kushteve, në të cilat ofrohen shërbimet për qytetarët pranë kësaj drejtorie.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se, nga një godinë tërësisht e amortizuar, do të do të kthehet në një hapësirë me kushte dinjitoze për punonjësit dhe shërbime shtesë për qytetarët e pesë bashkive.

“Ka nisur puna për transformimin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës, e cila nga një godinë tërësisht e amortizuar, do të kthehet në një hapësirë të madhe prej 7,500 m2, me kushte dinjitoze për punonjësit dhe shërbime shtesë për qytetarët e pesë bashkive, Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Puna në DRSHTRR Durrës po vijon me veshjet strukturore, izolimin dhe sistemimin e hapësirës së jashtme funksionale dhe me çdo element orientues e sinjalistik, për një shërbim automotorizimi edhe më dinjitoz si kushte e prezantim”, deklaroi sot kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja.

Punimet pasohen edhe nga ndërhyrje në ambiente mbështetëse në poligonin e testimit dhe për çlirimin nga kioskat e rrëmuja e trashëguar.

Krahas rehabilitimit të ambienteve, sistemet e reja kompjuterike që do të aplikohen, do të shkurtojnë kohën e pritjes për qytetarët, por njëkohësisht do të lehtësojnë edhe punën e punonjësve të kësaj DRSHTRR-je.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Këndvështrimi im”, nisma e Kuvendit për edukimin e të rinjve
Artikulli tjetërKomisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet në buxhetin e vitit 2022