Ballina Aktualitet

Caka: Shqiptarët paguhen 40% më pak se vendet e rajonit

TIRANË, 23 janar/ATSH – I. Vata/ Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka reagoi sot për nivelin e pagave në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediet, Caka tha se, “në 3 vitet e fundit, gjithë vendet e rajonit i kanë rritur pagat mesatare bruto deri në nivelin 800-900 euro, ndërsa Shqipëria, i ka në nivelin 520 euro. Pra, në 3 vitet e fundit, në Shqipëri, paga mesatare bruto është rritur vetëm 84 euro”.

Kjo, theksoi Caka, “ka bërë që të thellohet gjithnjë e më shumë diferenca me vendet e rajonit e duke bërë që shqiptarët të paguhen 40% më pak se serbët, boshnjakët, malazezët e maqedonasit”.

Caka tha se, “Shqipëria ka gjithashtu nivelin më të ulët të të ardhurave të disponueshme në rajon. Shqipëria gjithashtu mban vendin e fundit edhe për konsumin e të ardhurat për frymë”.

/gj.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Morawiecki: Polonia do t’i kërkojë qeverisë gjermane leje për të furnizuar Ukrainën me tanke ”Leopard 2”
Artikulli tjetërProkuroria e Durrësit sekuestron pasuri me vlerën e rreth 50 milionë lekëve