Ballina Aktualitet

Përmbytjet në Kosovë, Veliaj: Solidaritet e përkrahje

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi mbrëmjen e sotme lidhur me situatën e përmbytjeve në Kosovë.

Veliaj u shpreh se komunikoi sot, në emër të Unionit të Bashkive shqiptare, me kryetarët e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës, etj në Kosovë, që po përballen me përmbytje të mëdha.

Veliaj u shprehu atyre solidaritet e përkrahje nga gjithë rrjeti.

“Sapo komunikova në emër të Unionit të Bashkive shqiptare me kryetaret e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës etj. në Kosovë që po përballen me përmbytje të mëdha, për t’ju shprehur solidaritet e përkrahje nga gjithë rrjeti ynë!”, shkroi Veliaj në rrjetet sociale.

“Qeveria shqiptare nisi ndihmat e para, Unioni do të ndihmojë gjithashtu!”, theksoi Veliaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEDIS – Pyjet e Amazonës humbën “3 000 fusha futbolli në ditë” në vitin 2022
Artikulli tjetërEscobar: Bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe