Ballina Aktualitet

Hohmann: Deputetët, rol kyç në procesin e anëtarësimit në BE

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann priti dje në Shtëpinë e Evropës deputetët e Komisionit të Integrimit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Hohmann u shpreh se, anëtarët e Parlamentit luajnë një rol kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Përfaqësuesit e të gjitha partive politike duhet të kenë prioritet kryesor reformat lidhur me BE-në. Delegacioni i BE-së do të vazhdojë të jetë aty për të mbështetur Shqipërinë në këtë detyrë sfiduese “, theksoi në një postim në rrjetet sociale ambasadorja e BE, Christiane Hohmann.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOPENHAGË – Danimarka planifikon të dërgojë në Ukrainë 19 obusa “Cezar”.
Artikulli tjetërMargariti: 2022-shi, viti i ringritjes për artin dhe kulturën