Ballina Aktualitet

Miratohen formatet e dokumenteve të kandidimit për zgjedhjet e 14 majit

Ilirjan Celibashi - Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi në seancën e sotme publike, udhëzimin për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit për zgjedhjet e qeverisjes vendore”.

Në zbatim të Kodit Zgjedhor, u miratuan formatet e dokumenteve të kandidimit, të cilat duhet të plotësohen nga partitë politike, koalicionet zgjedhore dhe kandidatët e mbështetur nga zgjedhësit për tu regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.

Gjithashtu, në seancën e sotme publike Komisioneri vendosi përdorimin e kodeve të sigurisë për pajisjen elektronike të votimit dhe numërimit elektronik të zgjedhësve. Kodet e sigurisë shërbejnë për mbylljen e çdo komponenti të brendshëm dhe/ose porte komunikimi fizike të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit Elektronik të zgjedhësve (PEVN), si dhe për mbylljen e valixhes për transportimin e PEVN.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDPRRTSH: 243 riregjistrime në autoshkolla pas humbjes së pikëve të lejes së drejtimit
Artikulli tjetërKometa e gjelbër i afrohet tokës për herë të parë në 50 000 vjet