Ballina Flash

Kometa e gjelbër i afrohet tokës për herë të parë në 50 000 vjet

DREBBER, 18 janar /ATSH-DPA/ – Kometa e gjelbër e njohur si C/2022 E3 (ZTF) po afrohet gjithnjë e më shumë me Tokën dhe është fotografuar nga një moçal pranë Drebber në Gjermaninë veriore.

Kometa, e cila viziton Tokën vetëm një herë në 50 000 vjet, do të jetë më afër Tokës më 1 shkurt. Atëherë do të jetë 42 milionë kilometra larg, një e treta e distancës së Tokës nga Dielli.

Koha më e mirë e shikimit ka të ngjarë të jetë fundi i janarit, kur do të ketë më pak dritë hëne, me kusht që moti të bashkëpunojë. Me pak fat, kometa mund të jetë e dukshme me sy të lirë dhe sigurisht me dylbi ose teleskop.

Fotografia e bërë sot është realizuar me një lente telefoto me ekspozim të gjatë me kamerën e kthyer nga veriu.

Kometa ka një zonë e dukshme grimcash rreth saj, që mat rreth 50 000 kilometra dhe shkëlqim në nuancë jeshile.

Sipas Qendrës Gjermane të Hapësirës Ajrore (DLR), ngjyra e gjelbër prodhohet nga një gaz i shkaktuar nga nxehtësia nga rrezet e diellit.

Kometa mori emrin e saj pasi u pa për herë të parë nga një observator në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar nga  Zwicky, një kompani partneriti publik-privat që synon studimin sistematik të qiellit optik të natës.    /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohen formatet e dokumenteve të kandidimit për zgjedhjet e 14 majit
Artikulli tjetërShqipëria në mekanizmin e mbrojtjes civile të BE, ratifikohet marrëveshja