Ballina Flash

Aleksandër Peçi, 6 vepra muzikore dedikuar Skënderbeut

 TIRANË, 17 janar/ATSH/ Me rastin e 555-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kompozitori i mirënjohur Aleksandër Peçi, ka publikuar në faqen e tij online 6 vepra muzikore, dedikuar heroit tonë kombëtar.

Simfonia nr.5 me 10 kohë, muzika e filmit dokumentar “Skënderbeu”  të regjisorit Vladimir Prifti, Vajtimi i Donikës, 2 vepra për piano, Sonata nr 3 për piano “Skënderbeu”.

“Disa prej këtyre veprave janë të reja për publikun”, shkruan Aleksandër Peçi dhe njëra prej tyre është “Vaji i Donikës”.

Ndërkohë ditën e djeshme Radio Qendrore e Bukureshtit ka transmetuar një emision special kushtuar heroit tonë kombëtar dhe mes të tjerash ka transmetuar edhe Simfoninë n5 Skënderbeu të Aleksandër Peçit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Alibeaj me tërheqjen e tij pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit
Artikulli tjetërFOKUS – Pas 60 viteve Kina përjeton tkurrje të popullsisë