TIRANË, 10 janar /ATSH/ Nxënësit e Laçit do të kenë mundësinë të mësojnë në shkollën e re “Gjon Gjonaj”, me standarde evropiane, investim i qeverisë shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë.
Rama u shpreh se bëhet fjalë për një tjetër shkollë të re për fëmijët e Laçit, e cila sapo ka hapur dyert në vazhdën e një transformimi rrënjësor të një prej zonave më të goditura nga tërmeti.
Kjo shkollë ka kapacitet për të mirëpritur 400 nxënës.
Rindërtimi i shkollës “Gjon Gjonaj” është vijim i gjithë transformimit rrënjësor që po bëhet në Kurbin pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit 2019, duke e shndërruar atë në një zonë urbane bashkëkohore.
/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























