Ballina Bota

POLONI – Mueller: Çmimet e karburantit, ndër më të ulëtat në Evropë

VARSHAVË, 7 janar /ATSH-PAP/-Çmimet e karburanteve në Poloni janë ndër më të ulëtat në BE, tha zëdhënësi i qeverisë, Piotr Mueller duke iu përgjigjur pretendimeve të opozitës se çmimet e karburantit po fryheshin.

Partia kryesore e opozitës, Platforma Qytetare (PO), akuzoi kompaninë shtetërore të karburanteve “PKN Orlen” për rritje të panevojshme të çmimeve të karburantit.

Sipas PO, rritja e çmimeve u kushtoi polakëve 540 milionë euro.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Mueller tha se Polonia kishte tarifat më të ulëta të karburantit në BE.

Ai shtoi se qeveria po përpiqet të stabilizojë çmimet e karburanteve dhe energjisë, duke përmendur si shembull ngrirjen e pjesshme të tarifave të energjisë elektrike.

“Ne do të vazhdojmë të stabilizojmë tarifat”, tha Mueller. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇanta “Louis Vuitton” me motive të flamurit shqiptar
Artikulli tjetërDeri në katër orë pritjet te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë