TIRANË, 6 janar /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 37 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë shfaqur në këto bashki: 16 në Tiranë, 5 në Durrës, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Tropojë, Fier, Sarandë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Rrogozhinë, Patos, Tepelenë.
Janë 189 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,093 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (6 janar 2023)
Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 569
Testime totale 2,021,497
Raste pozitive 332,878
Raste të shëruara 329,093
Raste aktive 189
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 128
Fier 17
Durrës 14
Gjirokastër 8
Berat 7
Vlorë 7
Kukës 3
Lezhë 2
Shkodër 2
Korçë 1
/k.s/r.e/






















