Ballina Aktualitet

Rama: Në 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot shifrat e vrasjeve mes vitit 2021 dhe 2022.

Në vitin 2022 kanë ndodhur 30% më pak vrasje sesa një vit më parë. Në vitin 2021 kanë ndodhur 61 vrasje dhe në vitin 2022 kanë ndodhur 43 vrasje.

Rama u shpreh se këto shifra janë “FAKT kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit”.

“Kujtesë: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

“Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë”, theksoi Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim takim me kreun e SPAK: SHBA mbështetje reformës në drejtësi, askush mbi ligjin
Artikulli tjetërFISHË TEKNIKE – Futbollistët më të paguar në vitin 2022