Ballina Bota

FOKUS – Gjermania e shqetësuar nga përhapja e virusit XBB.1.5

BERLIN, 5 janar /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach ka shprehur shqetësimin për variantin e ri të koronavirusit XBB.1.5, i zbuluar në tetor.

“Shpresojmë se do ta kalojmë dimrin përpara se një variant i tillë të përhapet edhe këtu”, shkroi Lauterbach në Twitter duke treguar për përhapjen e XBB.1.5 në verilindje të SHBA-së.

”Varianti ishte përgjegjës për një rritje të shtrimeve në spital në atë rajon”, tha ai.

“Ne po monitorojmë nëse dhe sa fort shfaqet XBB.1.5 në Gjermani”, shtoi ministri.

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se XBB.1.5 përbënte rreth 40.5% të të gjitha infeksioneve të reja në SHBA në javën para fillimit të vitit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjithashtu tha të mërkurën se ishte e shqetësuar për variantin e ri.

”XBB.1.5, i zbuluar në tetor, është më lehtë i transmetueshëm se çdo variant i njohur më parë”, tha specialistja e OBSH-së për Covid-19, Maria van Kerkhove në Gjenevë.

Sipas analizave gjenetike të disponueshme të virusit, ai po përhapet kryesisht në SHBA dhe Evropë dhe tashmë është zbuluar në 29 vende.

Është një nëngrup i variantit Omicron, i cili ka qarkulluar që nga fundi i vitit 2021.

”Një analizë rreziku është duke u zhvilluar dhe do të publikohet së shpejti”, tha Van Kerkhove./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqiptarët në tablotë e evropianëve, vitalitet karakteresh dhe kostume tradicionale
Artikulli tjetërMbi 90 mijë turistë vizituan Kalanë e Rozafës gjatë 2022-shit