Ballina Ekonomi

Punonjësit e terrenit të sektorit energjetik, shpërblim për fundvit

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Pjesë e paketës mbështetëse për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë, reflektuar me rritje çmimesh, do të jenë edhe punonjësit e terrenit të sektorit energjetik, OSHEE, OST dhe KESH.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Qeveria pritet të prezantojë sot një paketë mbështetëse për 1 milion individë, për të lehtësuar barrën e inflacionit të lartë të shkaktuar nga Lufta e Rusisë në Ukrainë.

Nga kjo paketë 695 mijë pensionistë do të përfitojnë 8 mijë lekë. Do të kenë pjesën e tyre 1 milion shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20 000 lekë, për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.

Mbështetje do të marrin familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit.

Paketa mbështetëse e qeverisë prej 8 miliardë lekë do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – NATO: Më shumë dërgesa armësh në Ukrainë
Artikulli tjetërDalipi: Veliaj ka treguar energji dhe vizion për çuar qytetin përpara