Ballina Bota

HAPËSIRË – Edhe NASA nderon Pelen

RIO DE ZHANEIRO, 30 dhjetor /ATSH-DPA/- Statuja e Krishtit Shëlbues, në Rio de Zhaneiro u ndriçua për nder të Pele, madje edhe NASA iu bashkua homazheve të panumërta për ikonën e ndjerë të futbollit brazilian.

“Ai u bë figura e parë mitike në sport”, sipas të përditshmes gjermane, “Süddeutsche Zeitung”, ndërsa gazeta sportive franceze “L’Equipe” tha se ai ishte një mbret.

Pele, lojtari i vetëm që fitoi Kupën e Botës tre herë, vdiq dje në moshën 82-vjeçare në një spital të San Paulo, pasi luftoi me kancerin e zorrës së trashë.

I quajtur mbreti i futbollit, vdekja e tij tërhoqi vemendjen e adhuruesve në vendlindjen e tij në Brazil, në mbarë botën dhe përtej komunitetit të futbollit dhe në hapësirë.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: 20 mijë lekë për efektivët e këmbësorisë
Artikulli tjetërKrifca: Mbështetje e vazhdueshme për fermerët, blegtorët, agropërpunuesit, peshkatarët, bletarët dhe njerëzit e punës