Ballina Flash

Osmani uron Krishtlindjet nga Pjetërshani

PRISHTINË, 25 dhjetor /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani së bashku me familjen e saj ka kaluar mbrëmjen e Krishtlindjes në fshatin e bukur të Pjetërshanit.

Osmani ka shkruar në rrjetet sociale se qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua ka uruar kremtën e Krishtlindjes e pastaj janë mirëpritëm edhe në Famulli.

“Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne. Gëzuar Krishtlindjen”, ka shkruar ajo.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë urojnë Krishtlindjet
Artikulli tjetërUKRAINË – Gjashtëmbedhjetë të vdekur dhe 64 të plagosur pas sulmeve ruse në Kherson