Ballina Ekonomi

Modulet e edukimit financiar dhe sipërmarrjes, në arsimin profesional

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Pas mbulimit 100% të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin, Junior Achievement of Albania (JAA) së shpejti do të ofrojë modulet e edukimit financiar dhe sipërmarrjes në arsimin profesional në Shqipëri.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nënshkroi sot një marrëveshje me Fondin Shqiptaro-Amerikan ( AADF), që i hap rrugë zbatimit të këtyre elementeve në arsimin e mesëm profesional në Shqipëri.

33 institucione të arsimit profesional në vend, me rreth 18 mijë studentë, do të kenë mundësinë të zhvillojnë modulet e JAA dhe të bëhen pjesë e rrjetit kombëtar dhe ndërkombëtar të JAA, me mbi 5 milionë të rinj nga gjithë Evropa e mbi 15 milionë në të gjithë botën. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj, takime në Delvinë: Të ndikojmë në mirëqënien e jetës së qytetarit
Artikulli tjetërVoshtina për operën “Don Pasquale”: Të tilla vepra formojnë gjeneratë artistësh të çmuar