Ballina Flash

Kim: Gratë, të bashkuara për mundësi më të mëdha ekonomike

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim mori pjesë këtë javë në hapjen e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave”, i cili synon të ndihmojë në rritjen e të ardhurave të grave, të heqë barrierat ekonomike dhe të ofrojë mundësi këshillimi, trajnimi dhe financimi për gratë sipërmarrëse në rrethin e Tiranës.

Në fjalën e saj, ambasadorja Kim vuri në dukje një thënie të famshme të Skënderbeut se bashkimi bën fuqinë dhe ajo nxiti gratë të jenë të bashkuara në përpjekjet e tyre për të krijuar mundësi më të mëdha ekonomike.

Ajo gjithashtu nxiti pjesëmarrëset që të shmangin përçarjet dhe të vendosin vetë se çfarë duan të bëjnë, duke shtuar se “vendi i një gruaje është aty ku ajo dëshiron të jetë”.

Nisma do të zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMotrat binjake nga Patosi, shembull frymëzimi nga Londra
Artikulli tjetërKrifca: IPARD III, 146 milionë euro për fermerët, peshkatarët dhe agropërpunuesit