Ballina Flash

Kraja: SPAK do vijojë të përmbushë detyrimet

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Drejtuesi aktual i SPAK, Arben Kraja u ka uruar sot suksese tre kandidatëve për drejtues të këtij institucioni të rëndësishëm të drejtësisë.

Në një postim në twitter vetëm pak orë nga zgjedhja në KLP e drejtuesit të ri, Kraja shprehet se “SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me përgjegjësi të lartë”.

Drejtuesit aktual të SPAK, Arben Kraja, i përfundon mandati në 18 dhjetor, ndërkohë që pas largimit nga kjo detyrë ai mbetet prokuror i SPAK deri në përmbushjen e mandatit 9-vjeçar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTurizmi gjallëroi edhe tregtinë me pakicë, volumi u rrit me 4.6 %
Artikulli tjetërGara për kreun e SPAK, Balla: Të zgjedhim liderin që plotëson pritshmëritë e shqiptarëve