Ballina Flash

​Kosova aplikon për anëtarësim në BE

PRISHTINË, 15 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Albin Kurti i ka dorëzuar Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti në Pragë, fillimisht zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.

Më pas Kurti është pritur nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Dje u bë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.

Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërmbytje në Fushë-Bulqizë, ekipet e bashkisë në terren në ndihmë të banorëve
Artikulli tjetërMSHMS: Mbërrijnë vaksinat e adaptuara anti-COVID