TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 78 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 5 qytetarë.
Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 2 qytetarë në Delvinë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Tepelenë, Poliçan.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se, “janë 151 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”.
“Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,554 që nga fillimi i epidemisë”, informon MSHMS.
Statistika (5 dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 78
Testime totale 2,010,684
Raste pozitive 332,299
Raste të shëruara 328,554
Raste aktive 151
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 111
Gjirokastër 12
Fier 5
Berat 5
Vlorë 5
Shkodër 3
Lezhë 3
Durrës 3
Elbasan 2
Korçë 2
/k.s/r.e/





















