Ballina Bota

MOSKE – Putin zgjat kufizimet ndaj biznesmenëve perëndimorë

MOSKE, 5 dhjetor /ATSH – DPA/ – Sipërmarrësit perëndimorë në Rusi vazhdojnë të kenë nevojë për leje të posaçme nga qeveria për të shitur aksionet e tyre në korporatat e mëdha.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, një dekret i miratuar nga presidenti rus Vladimir Putin në gusht u zgjat me një vit të hënën dhe tani do të skadojë më 31 dhjetor 2023.

Pas luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës, Perëndimi vendosi sanksione ndaj Moskës. Për shkak të rreziqeve të shtuara, shumë kompani dhe sipërmarrës po kërkojnë të zvogëlojnë biznesin e tyre me Rusinë.

Megjithatë, qeveria ruse i dha fund këtyre përpjekjeve muaj më parë dhe ndaloi shitjen e aksioneve në sektorë me rëndësi strategjike si nxjerrja e lëndëve të para apo sektori financiar.

Shitje të tilla janë të mundshme vetëm me një përjashtim nga qeveria.

Rregullorja zbatohet për sipërmarrësit nga “vendet armiqësore”, pra shtetet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Me këtë rregullore, Kremlini dëshiron të parandalojë një eksod masiv të kompanive perëndimore. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: Ata që kanë vendosur t’i qëndrojnë përkundër Samitit, duhet të ndjehen të turpëruar
Artikulli tjetërKATAR 2022 – Brazilianët futboll brilant dhe samba kundër Koresë së Jugut